Ndërlidhjet

KS: Karzai të luftojë korrupcionin



Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara i ka bërë thirrje presidentit të rizgjedhur afgan, Hamid Karzai të ndërmarrë veprime për të përmirësuar sigurinë, të promovojë unitetin kombëtar, të luftojë korrupcionin dhe trafikimin e narkotikëve.

Në deklaratë, Këshilli i Sigurimit tha se është “i njohur” me konkluzionet nga procesi kundërthënës zgjedhor, i cili rezultoi që Karzai të shpallet fitues i garës presidenciale, pasi sfiduesi i tij u tërhoq me arsyetimin se gara nuk do të ishte e drejtë.

Deklarata u lëshua pasi Këshilli i Sigurimit u informua nga kreu i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, i cili në fillim të javës qëndroi në Afganistan pak kohë pas sulmit ndaj ekipit të OKB-së.
XS
SM
MD
LG