Ndërlidhjet

Rusi: Rrëzohet aeroplani ushtarak, 11 të vdekur



Një aeroplan ushtarak rus është rrëzuar në Lindjen e Largët të Rusisë, duke shkaktuar vdekjen e njëmbëdhjetë njerëzve në bord.

Agjencia ITAR-Tass citon zyrtarë të ministrisë së Emergjencës të kenë thënë se aeroplani Tu-142-M3, i cili përdoret kundër nëndetëseve, është rrëzuar në ngushticën Tatarski, rreth 20 km nga rajoni Khabarovk në brigjet e Paqësorit.

Raportohet se kufomat e ekuipazhit dhe mbeturinat e aeroplanit janë nxjerrë nga uji.

Nuk ka njoftime për shkaqet e përplasjes.
XS
SM
MD
LG