Ndërlidhjet

Iran: Lirohen dy gjermanë dhe një kanadez



Autoritetet e Iranit thanë se kanë liruar dy shtetas gjermanë dhe një kanadez, të cilët u arrestuan në margjinat e tubimeve në Teheran këtë javë.

Raportet citojnë burime të prokurorisë se po shqyrtohet edhe rasti i gazetarit të AFP-së dhe i një studenti danez, të cilët gjithashtu u arrestuan në demonstratat.

Arrestimet u bënë të mërkurën kur përkrahësit e opozitës dolën në rrugët e Teheranit për të demonstruar kundër zgjedhjeve të kontestuara presidenciale.
XS
SM
MD
LG