Ndërlidhjet

SHBA: Hetohet prapavija e sulmit në Teksas



Autoritetet amerikane po hetojnë prapavijën e sulmit të psikiatrit të ushtrisë, për ta përcaktuar motivin e mundshëm që qëndron prapa të shtënave që lanë 13 të vdekur dhe mbi 30 të plagosur në bazën Fort Hud të Teksasit.

Zyrtarët thanë se majori 39 vjeçar, Nidal Malik Hasan, mysliman i lindur në Amerikë nga prindër palestinezë, është pa vetëdije por në gjendje stabile shëndetësore, pasi u qëlua katër herë nga një oficer policie.

Ushtarët dëshmitarë okularë të ngjarjes thanë se Hasan ka bërtitur “Zoti është i madh” përpara se të fillojë sulmin. Por zyrtarët thanë se nuk janë gjetur dëshmi të qarta që tregojnë se vërsulja ishte pjesë e ndonjë sulmi të organizuar terrorist.
XS
SM
MD
LG