Ndërlidhjet

Afganistani hedh poshtë kritikat ndaj Karzait



Qeveria e Afganistanit i hodhi poshtë kritikat ndaj presidentit Hamid Karzai, që i bënë udhëheqës të huaj dhe zyrtarë të lartë të OKB-së, duke thënë se i kanë tejkaluar “normat e pranuara ndërkombëtare”.

Ministria e Jashtme tha se vërejtjet gjithashtu “e cënojnë respektin për sovranitetin kombëtar të Afganistanit”.

Deklarata u bë një ditë pasi kryeministri britanik Gordon Braun tha se qeveria e Karzait është bërë “sinonim i korrupcionit”.

Më herët, i dërguar special i OKB-së në Afganistan, Kai Eide, bëri thirrje për “luftë të vendosur kundër korrupcionit, përmirësim të sistemit të drejtësisë dhe heqjen e kulturës së pandëshkueshmërisë”.
XS
SM
MD
LG