Ndërlidhjet

Belgjika filloi vakcinimin masovik kundër H1N1



Belgjika sot zyrtarisht filloi vakcinimin masovik të popullsisë kundër gripit të derrave, i cili kryesisht i godet njerëzit më të rrezikuar.

Autoritetet thanë se rreth 15 mijë punëtorë në sektorin e mjekësisë tashmë janë vakcinuar kundër gripit A H1N1 në bazë vullnetare.

Fushata ka filluar të zgjërohet edhe te prindërit e fëmijëve nën gjashtë muaj, gratë shtatzëna dhe njerëzit, puna e të cilëve i sjell në kontakt me fëmijë.

Vakcinimi është falas, por vakcina nuk është në shitje, prandaj nuk do të mund të blihet nga njerëzit që nuk u përkasin kategorive më të rrezikuara.
XS
SM
MD
LG