Ndërlidhjet

logo-print

Saudia nis vakcinimin nga H1N1 para haxhit



Arabia Saudite e filloi sot vakcinimin e popullatës kundër gripit të derrave, duke u dhënë përparësi punonjësve të qeverisë të angazhuar në haxhin e përvitshëm i cili fillon nga fundi i nëntorit.

Agjencia zyrtare e lajmeve SPA tha se zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë janë të parët që do të pranojnë vakcina kundër virusit H1N1.

Bëhet e ditur se vakcina gjithashtu do t’u shpërndahet të gjitha organizmave qeveritarë, të përfshirë në organizimin e haxhit, i cili do të kulminojë prej 25 deri 29 nëntor.

Autoritetet e shëndetësisë kanë thënë se mbretëria tashmë e ka marrë dërgesën e parë të 11 milionë vakcinave që ka urdhëruar.
XS
SM
MD
LG