Ndërlidhjet

Rusi: Komunistët shënuan revolucionin sovjetik



Dhjetra mijë komunistë sot në Moskë e kanë shënuar përvjetorin e Revolucionit të Tetorit të vitit 1917.

Disa mijëra njerëz parakaluan në Moskë duke mbajtur në duar bustat e Karl Marksit.

Agjencia Interfax njoftoi se rreth 20 aktivistë janë arrestuar pas tubimit, i cili kryesisht kaloi i qetë.

Revolucioni i 7 Tetorit i solli në pushtet sovjetikët e prirë nga Vladimir Iliç Lenin.
XS
SM
MD
LG