Ndërlidhjet

logo-print

Çeçeni: Forcat ruse vranë dy militantë të dyshuar



Forcat ruse kanë vrarë dy militantë të dyshuar gjatë një operacioni të sigurisë në Çeçeninë lindore.

Agjencia AP citoi zëdhënësin e ministrisë së Brendshme të ketë thënë se operacioni është udhëhequr personalisht nga vetë presidenti Ramzan Kadirov.

Çeçenia dhe provincat tjera në Rusinë jugore vazhdojnë të jenë arenë e dhunës pas luftërave ndërmjet kryengritësve çeçenë dhe qeverisë së Rusisë.

Kohëve të fundit në rajon janë shpeshtuar sulmet kundër policisë dhe autoriteteve tjera.
XS
SM
MD
LG