Ndërlidhjet

1000 domino në vend të Murit të Berlinit


Rreth 1000 domino plastike të ngjyrosura nga studentët gjermanë janë vënë në formën e Murit të Berlinit që të hënën në mënyrë simbolike të rrënohen në ceremoninë e shënimit të 20 vjetorit të rënies së Murit të Berlinit.
Dominotë janë vënë në të njëjtin vend ku ishte Muri i Berlinit, janë të larta 2.5 metra, të gjata 1.5 kilometra dhe në të janë të shkruara shumë porosi si ajo: “Ne jemi një popull”.
Dominon e parë do ta rrënoj ish presidenti polak Leh Valensa.
Në solemnitetin e 20 vjetorit të rënies së Murit të Berlinit do të marrin pjesa Hilari Klinton, Gordon Braun, Nikola Sarkozi, Dmitrij Medvedev dhe të tjerë.
XS
SM
MD
LG