Ndërlidhjet

Peres fton Abasin të mos tërhiqet


Kryetari i Izrealit, Shimon Peres, ka ftuar të shtunën liderin palestinez Mahmud Abas që të heqë dorë nga tërheqja e paralajmëruar nga funksioni.
Duke folur në tubimin kushtuar 14 vjetorit të vrasjes së kryeministrit izraelit, Jicak Rabin, Perse ka përkujtuar se Abas bashkë me të dhe Rabinin ishte njëri nga nënshkruesit e Marrëveshjes paqësore të Oslos nga viti 1993, me të cilën u vunë themelet e bisedimeve të ardhshme izraelito – palestineze.
Nënshkrimi i Marrëveshjes së vitit 1993 kishte nxitur revoltë në qarqet radikale ebreite dhe ishte shkas për atentatin ndaj Rabinit.
Mahmud Abas ka kumtuar të enjten se nuk do të kandidohet në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në janar të vitit 2010 për shkak të ngecjes në bisedimet paqësore me Izraelin.
XS
SM
MD
LG