Ndërlidhjet

logo-print

1300 miliardë euro për "gjermanolindorët"


Për rimëkëmbjen e Gjermanisë së dikurshme lindore/komuniste nga rënia e Murit të Berlinit para 20 vitesh janë shpenzuar 1300 miliardë euro.
Sipas të dhënave të një studimi të Institutit për hulumtime ekonomike nga Hale, që sot i ka botuar gazeta Velt am Zontag, nga kjo shumë 67 për qind e parave kanë shkuar për qëllime sociale, ndërsa 10 për qind për nxitjen e ekonomisë.
Deri në vitin 2019 pritet që ekonomia “gjermanolindore” të arrijë 80 për qind të nivelit ekonomisë “gjermanoperendimore”.
XS
SM
MD
LG