Ndërlidhjet

Katër viktima tjera të gripit në Turqi


Në Turqi nga gripi AH1N1 kanë vdekur edhe katër persona, ndërsa bilanci i tërësishëm i viktimave nga kjo sëmundje ka shkuar në 27, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë e Turqisë.
Në mesin e viktimave të fundit janë një vajzë 2 vjeçare, dhe tre meshkuj të moshës 26, 52 dhe 60 vjet.
Në ditët e ardhshme pritet që kundër gripit të vaksinohen 28 nga 71 milionë banorët e Turqisë.
XS
SM
MD
LG