Ndërlidhjet

Klinton: “Muret” ekzistojnë ende



Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton duke marrë shkas nga 20 vjetori i rënies së Murit të Berlinit i ka bërë thirrje amerikanëve dhe evropianëve të marrin masa kundër ekstremizmit fetar dhe kërcënimeve globale.

“Idealet që i shtynë berlinezët të prishin murin nuk janë më pak të rëndësishme sot. Liria e ngritur në piedestal atë natë nuk është më pak e çmuar sot. Të drejtat e parimet që na sollën deri në këtë moment nuk janë më pak meritore për tu mbrojtur nga ne”, tha Klinton.

Kreu i diplomacisë amerikane i bëri këto komente gjatë një ceremonie të mbajtur të djelën në Berlin.

Klinton tha se muret ekzistojnë ende mes modernes dhe atyre që dyshojnë tek gjithçka, mes atyre që duan të pengojnë përparimin dhe të tjerëve që nxisin vajzat të venë në shkollë.
XS
SM
MD
LG