Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Iranit mund t'i japim kohë të përgjigjet



Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara në Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore tha se Uashingtoni është i gatshëm t’i japë Iranit pak kohë për t’u përgjigjur ndaj marrëveshjes lidhur me programin e tij bërthamor.

Duke folur me gazetarët në Vjenë, Glyn Dejvis tha se megjithate Uashingtoni shpreson për një përgjigje të shpejtë.

Irani ende nuk i është përgjigjur formalisht planit të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara, i cili bën thirrje që Teherani ta dërgojë uraniumin jashtë vendit për t’u konvertuar në karburant bërthamor.

Deri sot, politikanët iranianë kanë reaguar negativisht ndaj propozimit.
XS
SM
MD
LG