Ndërlidhjet

Forcat ruse do mund të përdoren jashtë vendit



Kremlini shpalli se presidenti Dimitri Medvedev e ka nënshkruar në ligj propozimin, i cili i zgjëron bazat legale për përdorimin e forcave ruse jashtë vendit.

Amandamenti në ligjin ekzistues të mbrojtjes, i mundëson Medvedevit që të dërgojë trupa jashtë vendit për t’i mbrojtur nga sulmet njësitet ushtarake të Rusisë, për ta zbrapsur agresionin ndaj ndonjë vendi tjetër, dhe nëse kërkohet, për t’i mbrojtur shtetasit rusë jashtë.

Ligji i mëparshëm i mundësonte presidentit rus që të mund t’i dërgonte trupat jashtë vendit vetëm për të luftuar terrorizmin apo për arsye që lidhen me traktatet ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG