Ndërlidhjet

Serbiagas dhe Gazpromi bëhen bashkë



Kompania shtetërore e gazit në Serbi dhe Gazpromi rus raportohet se planifikojnë të formojnë kompani të përbashkët në 17 nëntor për ta ndërtuar pjesën serbe të gazpërcjellësit Rryma e Jugut.

Drejtuesi i Srbijagas Dushan Bajatoviq ka thënë se Gazpromi do të ketë 51 % të aksioneve në kompaninë e re, kurse Srbijagas 49 %.

Gazpërcjellësi në vlerë prej 20 miliarda euro duhet të kompletohet deri në vitin 2015. Ai do të kalojë nga Rusia nën Detin e Zi nëpër Bullgari, Serbi dhe Hungari, përpara se të degëzohet në Evropën Perëndimore.

Pjesa nëpër Serbi do të jetë e gjatë 450 km, me kapacitet prej të paktën 20 miliarda metër kub gaz natyror.
XS
SM
MD
LG