Ndërlidhjet

Putin ndjen nostalgji për Gjermaninë Lindore



Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin tha se ndjen “nostalgji” për ish Gjermaninë Lindore, ku në kohën e komunizmit në Dresden ka punuar si agjent i KGB-së.

Putin tha në një intervistë për televizionin NTV se ai ka kujtime të mira nga vitet 1985-1990 nga ky qytet, si mësimin e gjermanishtes, ekskurzionet nëpër male dhe kontaktet me homologët e tij gjermanolindorë.

Por, Putin tha se është i lumtur se Rusia dhe Gjermania e bashkuar kanë “marrëdhënie mbi baza të reja”.

“Kuptohet, kjo e vë nostalgjinë në vend të dytë”, tha kryeministri rus.
XS
SM
MD
LG