Ndërlidhjet

Klinton fton Iranin të pranojë planin e KB



Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton sot i bëri thirrje Iranit ta pranojë propozimin e Kombeve të Bashkuara lidhur me uraniumin për reaktorin mjekësor.

Duke folur në Berlin, Klinton tha se do të ketë pasoja nëse udhëheqësia iraniane “dështon t’i përmbushë detyrimet e veta” për çështjen bërthamore.

Plani i bën thirrje Iranit që ta dërgojë jashtë vendit uraniumin e pasuruar në nivel të ulët, që ta përdorë për reaktorin kërkimor bërthamor.

Klinton tha se fuqitë botërore po zhvillojnë diplomaci me Iranin si mënyrë alternative, e cila do t’u tregonte iranianëve “se do të ketë pasoja nëse ata dështojnë t’i përmbushin obligimet e tyre”.
XS
SM
MD
LG