Ndërlidhjet

logo-print

Çdo i gjashti evropian ndihet i diskriminuar



Çdo i gjashti evropian ka thënë se gjatë vitit 2009 ka qenë viktimë e diskriminimit, para së gjithash për shkak të moshës, thuhet në një hulumtim të Eurobarometrit.

Për 6 % të evropianëve. mosha ka qenë shkaku i diksiminimit, për 3 % gjinia, nga 2 % janë ndjerë të diskriminuar për shkak të përkatësisë etnike dhe invaliditetit, kurse nga 1 % për shkak të religjionit dhe orientimit seksual.

Shumica e qytetarëve të Evropës, 64 %, druan nga rritja e mundshme e diskriminimit në tregun e punës si pasojë e moshës.

Hulumtimi është zhviluar në 27 vendet e BE-së dhe tre vendet kandidate, Kroaci, Turqi dhe Maqedoni.


XS
SM
MD
LG