Ndërlidhjet

logo-print

Sulmuesi nga Fort Hud doli nga koma



Majori i ushtrisë amerikane, i cili vrau 13 njerëz në bazën ushtarake në Fort Hud në Teksas, përsëri ka ardhur në vete dhe mund të flasë, njoftuan zyrtarët.

Psikiatri i ushtrisë, majori Nidal Malik Hasan (39), plagosi edhe 29 të tjerë.

Ai vetë u plagos gjatë ndërhyrjes së policisë dhe prej atëherë ishte në koma.

Motivet e sulmit ende nuk dihen, por në disa raporte është thënë se ka qenë i pakënaqur nga shkaku se së shpejti duhej të dërgohej në Afganistan.


XS
SM
MD
LG