Ndërlidhjet

Berlin: U shënua 20 vjetori i rënies së Murit



Kremtimet për 20 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit mbrëmë kulminuan me rënien simbolike të një muri, 2 km të gjatë të ngritur me domino.
Murin e rrëzoi ish presidenti i Polonisë, Leh Valesa.

Më herët kancelarja Angela Merkel falënderoi ish liderin sovjetik Mihail Gorbaçov që mundësoi rënien e Murit të Berlinit.

Presidenti rus Dimitri Medvedev tha se Muri i Berlinit nuk e kishte ndarë vetëm një vend, por tërë Evropën.

Presidenti amerikan Barak Obama bëri një lidhje të papritur me video përmes satelitit. Ai tha se nuk ka goditje më të rëndë të tiranisë dhe afirmim më të madh për lirinë se sa rënia e Murit të Berlinit.
XS
SM
MD
LG