Ndërlidhjet

Obama takon Netanjahun



Presidenti Barak Obama ka biseduar në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin e Izraelit, Benxhamin Netanjahu.

Dy liderët nuk bënë komente publike pas takimit.

Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë pas takimit që zgjati më shumë se një orë, thuhet se dy liderët kanë diskutuar “si të ecet përpara” me procesin paqësor në Lindjen e Mesme, si dhe kanë biseduar për Iranin dhe çështjet e sigurisë.

Më herët, Netanjahu i tha një grupi të hebrejve në Uashington se ai e mbështet vazhdimin e menjëhershëm të bisedimeve paqësore, por pa parakushte.
XS
SM
MD
LG