Ndërlidhjet

logo-print

Fort Hud: Shërbim për viktimat e maskarës



Presidenti amerikan Barak Obama sot pritet të flasë në shërbimin memorial në Fort Hud të Teksasit, për 13 ushtarët e vrarë dhe dhjetra të plagosurit në sulmin që u krye nga një psikiatër i ushtrisë amerikane.

Zyrtarët e spitalit thanë se njeriu që kreu masakrën, majori Nidal Malik Hasan, ndërkohë ka ardhur në vete nga koma dhe është në gjendje të flasë.

Majori 39 vjeçar, i cili ishte në koma prej ditës së sulmit kur u plagos nga një oficer policie, pritet të akuzohet nga një gjykatë ushtarake.
XS
SM
MD
LG