Ndërlidhjet

Bullgari: 20 vjet nga përmbysja e diktatorit



Bullgaria sot shënon 20 vjetorin e përmbysjes së diktatorit komunist Todor Zhivkov, një ditë pas rënies së Murit të Berlinit.

Zhivkov, i cili sundoi si sekretar i Partisë Komuniste të Bullgarisë më shumë se tri dekada dhe që njihej për besnikërinë ndaj ish Bashkimit Sovjetik, u përmbys në një grusht shtet partiak në 10 nëntor, 1989.

Trashëgimtari i tij, Petar Mlladenov, ndërmori hapa për t’i dhënë fund regjimit, dhe Bullgaria mbajti zgjedhje demokratike në vitin 1990.

Zhivkov vdiq në Sofje në vitin 1998.
XS
SM
MD
LG