Ndërlidhjet

'Snajperisti i Uashingtonit' do të ekzekutohet sot


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese


“Snajperisti i Uashingtonit”, i cili vrau 10 njerëz në vitin 2002 në rrethinat e kryeqytetit amerikan, do të ekzekutohet sot me injektim vdekjeprurës, pasi Gjykata Supreme e refuzoi apelin për pezullimin e ekzekutimit.



Xhon Alen Muhamad, 48 vjeç, u shpall fajtor në vitin 2004 dhe u dënua me vdekje në shtetin e Virxhinias, për shkak të të shtënave që e terrorizuan zonën e Uashingtonit.

Ai u kap pas një gjahu të madh të policisë.

Prokurorët thanë se Muhamad, i cili kishte shërbyer në ushtrinë amerikane, përdori pushkë snajper për t’i qëlluar viktimat e tij në qendrat tregtare, para shkollave dhe para pikave të karburantit.

Bashkëpunëtori i tij, Li Bojd Malvo, i cili në kohën e vrasjeve ishte 17 vjeç, e vuan dënimin me burg të përjteshëm.
XS
SM
MD
LG