Ndërlidhjet

logo-print

Festa e rënies

  • RFE /RL

Berlin, 9 nëntor 2009.

Berlin, 9 nëntor 2009.

Shënimi madhështor i 20-vjetorit të rënies së Murit të Berlinit është shënim i dy dekadave të jetës në liri, që ishte ndrydhur në formën më brutale gjatë kohës së diktaturave komuniste, duke filluar nga Rusia e deri në Shqipëri.


Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka vizituar kalimin e dikurshëm kufitar ndërmjet pjesës lindore dhe perëndimore dhe ka vlerësuar se ia ka vlerë angazhimi “për shkak të gjeneratës së re”, që është mishëruar në Bashkimin Evropian.

Në këtë kremte të rënies së Murit të Berlinit ishin edhe ish-lideri sovjetik, Mihael Gorbaçov, dhe ish-lideri i “Solidaritetit”, Leh Valensa.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, tha se ndihej e gëzuar që gjendej “në qytetin që do të thoshte aq shumë jo vetëm për popullin gjerman, por edhe për evropianët, amerikanët dhe gjithë botën”.

Nga kapërcimi i ndarjes në qendër të Evropës, simbol i së cilës ishte Muri i Berlinit, kanë fituar të gjithë, deklaroi lideri i fundit sovjetik, Mihail Gorbaçov.

Kryeministri i Rusisë, Vladimir Putin, tha se ndjen “nostalgji” për ish-Gjermaninë Lindore, ku në kohën e komunizmit në Dresden ka punuar si agjent i KGB-së.

Manifestimi qendror me rastin e 20-vjetorit të rënies së Murit të Berlinit është emërtuar “Festivali i lirisë”.

* * * * * * * * * *

Pjesa më atraktive e manifestimit ishte rrënimi simbolik i pllakës gjigante të bërë nga dominotë.




Manifestimin e përcolli dhe këngëtari i njohur, Bon Jovi, me këngën "We weren't born to follow", e cila i është kushtuar revolucionit të qetë të 1989-ës.

XS
SM
MD
LG