Ndërlidhjet

Apel drejtuar serbëve - dilni në zgjedhjet lokale


Një grup prej 96 intelektualëve nga Serbia, kanë ftuar sot komunitetin serb në Kosovë, që më 15 nëntor të dalin në zgjedhjet lokale dhe kështu, siç thonë ata, të tregojnë përgjegjësi për të ardhmen e tyre.
“Vetëm me pjesëmarrje aktive në jetën politike të Kosovës, komuniteti serb do të mund që me efikasitet të zgjidhë problemet më të rëndësishme të përditshme – statusor, pronësore, të sigurisë, ekonomike dhe sociale”, thuhet në kumtesën e grupit të intelektualëve.
Nënshkruesit e apelit thonë se këmbëngulja për të injoruar zgjedhjet e ardhshme lokale në Kosovë është e pa kuptimtë dhe jo produktive për komunitetin serb.
Grupi prej 96 intelektualëve përkujton serbët e Kosovës për situatën e dikurshme të serbëve të Kroacisë, bojkotimin që ata u bënin zgjedhjeve dhe organeve të pushtetit, me çka “duke rrezikuar interesat vetjake në bashkësitë lokale, kishin vënë në pyetje ekzistencën e tyre”.
Në mesin e nënshkruesve të apelit janë – Çedomir Jovanoviq, Latinka Peroviq, Sonja Biserko, Dushan Janjiq, Biljana Kovaqeviq – Vuço, Zhelimir Zhilnik, Zoran Ostojiq, Borka Paviçeviq, Milenko Dereta, Teofil Pançiq, Srgjan Karanoviq dhe të tjerë.
XS
SM
MD
LG