Ndërlidhjet

Bild: Numri i trupave evropiane, i njëjtë



Numri i trupave evropiane në Afganistan “do të mbetet i njëjtë” tha shefi i diplomacisë suedeze, Karl Bild. Deklaratat e Bildit u bënë gjatë vizitës së tij në Kabul.

Bild, vendi i të cilit ka kryesinë e rradhës së BE-së, bëri të ditur strategjinë e re evropiane për Afganistanin, ku ndihma për zhvillim do të rritet ndjeshëm.

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar gjatë muajve të fundit rritjen e pranisë ushtarake evropiane në Afganistan. Nga ana tjetër presidenti Obama ende nuk ka marrë vendim rreth strategjisë së re mbi Afganistanin dhe rritjen e trupave, siç kanë kërkuar ushtarakët.
XS
SM
MD
LG