Ndërlidhjet

Papandreu: Zgjidhja e çështjes së emrit kusht për Maqedoninë


Kryeministri i Greqisë, Jorgos Papandreu, ka përsëritur qëndrimin se zgjidhja e çështjes së emrit është parakusht për rrugën e Maqedonisë në Bashkimin Evropian.
Papandreu gjatë një takimi jo formal me sekretaren amerikane të shtetit, Hilari Klinton, në Berlin ka thënë se ky është një “mesazh i qartë”.
Bisedimet e Greqisë dhe Maqedonisë rreth çështjes së emrit po zhvillohen nën patronatin e Kombeve të Bashkuara dhe së shpejti duhet të mbahet një raund i ri i negociatave.
XS
SM
MD
LG