Ndërlidhjet

Ashkenazi: Hezbollahu mund të godasë Tel Avivin dhe Jerusalemin


Shefi i Shtabit Madhor të ushtrisë izraelite gjenerali Gabi Ashkenazi ka deklaruar se pjesëtarët e Hezbollahut libanez në masë të konsiderueshme kanë forcuar kapacitetet e veta dhe rrjedhimisht tash mund të godasin të gjitha qytetet e mëdha të Izraelit. Ai ka thënë se Hezbollahu disponon raketa me rreze veprimi deri në 325 kilometra, që do të thotë se mund të godasin Tel Avivi dhe Jerusalemin, por edhe reaktorët bërthamor në jug të vendit.
XS
SM
MD
LG