Ndërlidhjet

Obama nderoi viktimat ne Fort Hud



Presidenti i Shteteve te Bashkuara Barak Obama i ka perkujtuar 13 viktimat e vrare ne bazen Fort Hud. duke i nderuar kujtimet e tyre dhe duke denoncuar "logjiken e shtremberuar" qe coi ne vdekjen e ushtareve amerikane.

"Asnje besim nuk i justifikon keto akte vrasese dhe qyqare, asnje drejtesi dhe dashuri e Zotit nuk i mbeshtet ato", tha Obama ne sherbimin perkujtimor para afro 15 mije njerezve ne Teksas.

"Per ate qe beri, ne e dijme se vrasesi do te perballet me drejtesine, si ne kete bote, ashtu edhe ne te tjetren", tha presidenti amerikan

Ai nuk e permendi emrin e majorit Nidal Malik Hasan, psikiatrit vrases te akuzuar per vdekjen e ushtareve.

Sulmuesi ndodhet ne spital, por tani i eshte kthyer vetedija pas plageve qe mori nga policia.

Hetuesit thane se Hasan "nuk ka qene i involvuar ne aktivitete apo planifikim terrorist" perkunder komunikimeve te vazhdueshme qe ka patur me nje imam radikal jashte vendit.

Nderkohe, zyrtaret amerikane thane se Hasan pritet te akuzohet per sulmin ne nje gjykate ushtarake.

Hasan, shtetas amerikan i lindur ne SHBA nga prinder palestineze, raportohet se i ka kundershtuar intervenimet amerikane ne Irak dhe ne Afganistan.

Gjithashtu eshte thene se ai ka kundershtuar dergimin e tij ne Afganistan.
XS
SM
MD
LG