Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës sot kujtojnë fundin e Luftës së Parë Botërore.
Kancelarja gjermane Merkel udhëton drejt Francës për tu takuar me presidentin Sarkozy. Dy vendet, që njihen si mototri i BE-së, duan të japin mesazhin e bashkëpunimit.
Analistët pohojnë se megjithatë ky bashkëpunim është zbehur disi për shkak të Gjermanisë, që nuk ka treguar gatishmëri kur diskutohet bashkëpunimi në fusha konkrete.