Portieri gjerman, Robert Enke, i cili pritej të ishte pjesë e skuadrës gjermane për Kupën Botërore, verën e ardhshme, ndërroi jetë pasi u godit nga treni në një udhëkryq pranë shtëpisë së tij.
Policia gjermane konfirmoi se portieri 32-vjeçar i Hanoverit ka bërë vetëvrasje, duke u hedhur nën tren.
Edhe Jorg Neblung, një mik i afërt dhe këshilltar i Enkes, tha se ky i fundit kishte vrarë veten. “Unë mund të konfirmoj se ishte vetëvrasje”, tha ai.
Enke ishte portier i kombëtares gjermane dhe do ta mbante këtë pozicion edhe gjatë kampionatit botëror të vitit të ardhshëm në Afrikën e Jugut.
Qindra tifozë të Hanoverit u tubuan para stadiumit të klubit, ku ndezën qirinj dhe vendosën kurora me lule.
Menaxheri i kombëtares gjermane të futbollit, Oliver Birhof, tha se gjithë ekipi ishte i tronditur.
Vajza e Enkes, Lara, ka vdekur më 2006, nga një sëmundje e rallë në zemër.
Mbrojtësi gjerman ka lënë pas vetes gruan, Teresën, dhe vajzën tetëmuajshe, të cilën çifti e kishte adoptuar në maj të këtij viti.