Ndërlidhjet

logo-print

Rusi-Gjeorgji, raund i ri bisedimesh



Rusia dhe Gjeorgjia filluan sot raundin e ri të bisedimeve të fokusura në çështjet e sigurisë.

Delegacione nga Osetia e Jugut dhe Abkazia do të jenë të pranishme në takimin që po mbahet në Kombet e Bashkuara në Gjenevë. Bisedimet ndërmjetësohen nga OKB-ja, OSBE-ja dhe BE-ja.

Në gushtin e vitit të kaluar Rusia e Gjeorgjia u përfshin në konflikt të armatosur, çfarë u pasua me njohjen e pavarësisë nga Moska për dy rajonet e Gjeorgjisë, Osetinë e Jugut dhe Abkazinë.
XS
SM
MD
LG