Ndërlidhjet

Merkel në përvjetorin e Luftës së Parë Botërore



Presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, u takuan në Paris për ta shënuar fundin e Luftën e Parë Botërore.

Kjo është e para herë që një udhëheqës gjerman merr pjesë në ngjarjet që shënojnë kapitullimin e Gjermanisë pas katër vjet të luftës.

Dy udhëheqësit vunë kurora lulesh në monumentin e Ushtarit të Panjohur afër Portës Triumfale, ku me një minutë heshtje në orën 11 të ditës së 11 të muajit të 11, Gjermania e nënshkroi armëpushimin i cili i dha fund luftës 91 vjet më parë.

Sarkozi tha se ai dëshiron që ngjarjet e sotme ta “simbolizojnë pajtimin franko-gjerman me qëllim të ndërtimit të një të ardhmeje të përbashkët”.

Franca dhe Gjermania gjithmonë i kanë theksuar marrëdhëniet e ngushta të tyre brenda Bashkimit Evropian, por së fundi lidhjet kanë qenë të shtrënguara, prandaj vizita e Merkelit në Paris shihet si hap drejt bashkëpunimit më të madh.
XS
SM
MD
LG