Ndërlidhjet

Gjukanoviq: Qëndrimi i Serbisë - iracional


Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.

Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.

Kundërshtimi i Serbisë ndaj pavarësisë së Kosovës është “iracional”, sepse nuk mund ta kthejë prapë atë, ka deklaruar kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.

Mali i Zi, i cili një kohë të gjatë ishte partner i Serbisë në federatën e lirshme, një kohë të gjatë e ka konsideruar pavarësinë e Kosovës si “të sigurt”, ka thënë ai.

“Ne nuk kemi ndërmend që ta bindim Serbinë se qëndrimi ynë është i drejtë, por ne nuk jemi hipokritë që ta fshehim qëndrimin tonë se pozicioni i Serbisë është politikisht iracional”, ka thënë Gjukanoviq për të përditshmen serbe “Politika”.

Kreu i ekzekutivit malazez ka shtuar se pavarësia e Kosovës “është bërë zyrtarisht e pakthyeshme” edhe për shkak të qëndrimit të Shteteve të Bashkuara dhe shteteve tjera me ndikim brenda Bashkimit Evropian.

Shtetet e Bashkuara dhe shumica e vendeve të Bashkimit Evropian janë në mesin e 63 shteteve, të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Gjukanoviq gjithashtu i ka bërë thirrje Beogradit të mos lejojë që marrëdhëniet mes dy vendeve “të mbeten nën hijen e Kosovës”.

Mali i Zi u pavarësua nga Serbia në vitin 2006. (V.P)

XS
SM
MD
LG