Ndërlidhjet

Serbia shpalli epideminë nga gripi i derrave



Serbia është vendi më i fundit që e ka shpallur epideminë nga virusi A (H1N1), ndërkohë që gripi i derrave vazhdon të përhapet.

Ministria e Shëndetësisë tha se rastet janë dyfishuar prej fillimit të nëntorit.

Ministri Tomica Millosavljeviq u tha gazetarëve se do të “fillojë vakcinimi emergjent”, përfshirë planet për vakcinimin e afro gjysmës së popullsisë, në mënyrë që të kontrollohet epidemia.

Të martën, Ukraina tha se epidemia e gripit ka infektuar më shumë se një milionë ukrainas.
XS
SM
MD
LG