Ndërlidhjet

Policia konfirmoi se Enke vrau veten



Policia gjermane konfirmoi se portieri 32 vjeçar i Hanoverit ka bërë vetëvrasje duke u hedhur nën trenin.

Robert Enke një kohë të gjatë vuante nga depresioni, kurse para tre vjetësh i vdiq e bija nga një anomali në zemër.

Qindra tifozë të Hanoverit janë tubuar para stadiumit të klubit, ku kanë ndezur qirinj dhe kanë vendosur kurrora me lule.

Opinioni gjerman është pikëlluar dhe shokuar nga humbja e portierit të kombëtares.

Menaxheri i kombëtares gjermane të futbollit, Oliver Birhof tha se gjithë ekipi ishte i tronditur.
XS
SM
MD
LG