Ndërlidhjet

Gjukanoviq: Së shpejti marrëdhëniet me Kosovën



Kryeministri Millo Gjukanoviq ka deklaruar se hapi i ardhshëm i Malit të Zi është vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën.

Në një takim me gazetarë në Podgoricë, Gjukanoviq ka theksuar se kur një shtet e njeh shtetin tjetër, siç është rasti i Malit të Zi dhe Kosovës, atëherë hapi tjetër normal është vendosja e marrëdhënieve të plota diplomatike.

Më herët, Gjukanoviq i pat deklaruar shtypit të Beogradit se kundërshtimi i Serbisë ndaj pavarësisë së Kosovës është iracional.
XS
SM
MD
LG