Ndërlidhjet

logo-print

Sarkozi takoi Netanjahun



Kryeministri i Izraelit Benxhamin Netanjahu bisedoi në Paris me presidentin e Francës, Nikolas Sarkozi për Iranin dhe krizën në procesin paqësor në Lindjen e Mesme.

Udhëheqësi izraelit është vënë në shënjestër të kritikave për mbështetjen e tij ndaj ndërtimit të vendbanimeve hebreje në territoret palestineze.

Para takimit, ministri i Jashtëm francez, Bernard Kushner, tha se Sarkozin dhe Netanjahun i ndajnë “dallime reale politike” mbi këtë çështje, dhe i ripërsëriti thirrjet për pezullimin e menjëhershëm të ndërtimeve.

Franca druan se procesi i paqes është rrezikuar pas kërcënimit me dorëheqje të presidentit të Autoritetit palestinez, Mahmud Abbas në shenjë proteste ndaj refuzimit të Izraelit për të ndalur ndërtimet në tokat palestineze në Jerusalem dhe në Bregun Perëndimor.
XS
SM
MD
LG