Ndërlidhjet

logo-print

Peshauar: Vritet punonjësi i konsullatës së Iranit



Një pakistanez që punonte në konsullatën e Iranit në qytetin veriperëndimor të Pakistanit, Peshauar, është qëlluar për vdekje.

Policia tha se ai është vrarë afër shtëpisë së tij, ndërsa sulmuesi ka arritur të largohet.

Abu Hasan Xhafri punonte si drejtor i marrëdhënieve publike në konsullatë.

Peshauari ka qenë arenë e sulmeve të militantëve, si hakmarrje për ofenzivën e madhe ushtarake në veriperëndim të vendit.
XS
SM
MD
LG