Ndërlidhjet

Obama, krerët e ushtrisë diskutuan Afganistanin



Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama është takuar me kryekomandantët e ushtrisë për ta diskutuar strategjinë e re për Afganistanin.

Shtëpia e Bardhë tha se Obama është afër vendimit për të dërguar 40 mijë trupa shtesë në Afganistan për t’i luftuar talibanët.

Takimi, i teti me radhë i këtij lloji, mbahet në kohën kur anketimet e opinionit tregojnë se një numër i madh i amerikanëve besojnë se lufta në Afganistan nuk po shkon mirë, dhe nuk e miratojnë mënyrën se si Obama e menaxhon situatën.
XS
SM
MD
LG