Ndërlidhjet

logo-print

Ahmadinaxhad: Do t'i mbrojmë asetet tona



Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad ka thënë se Irani do t’i mbrojë stabilimentet bërthamore të tij.

Mediat shtetërore cituan Ahmadinexhadin të ketë thënë se ndërprerja e programit bërthamor të vendit është “irelevante”, dhe se Teherani tani po bashkëpunon në “nivelin më të lartë” me Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore.

Ahmadinexhad tha se Irani po përballet me “pyetje të rëndësishme”, siç është pranimi eventual i propozimit për ta dërguar uraniumin jashtë vendit që të pasurohet për karburant bërthamor.
XS
SM
MD
LG