Ndërlidhjet

Obama sot niset në Azi



Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama sot niset për një turne një javor në Azi.

Ndalesa e parë e tij do të jetë Japonia, ku Obama dhe kryeministri Jukio Hatojama pritet t’a rishikojnë aleancën mes dy vendeve.

Hatojama dëshiron që t’i lidhjet e sigurisë të Japonisë me Shtetet e Bashkuara të bëhen më të lirshme.

Ndërmjet dy vendeve gjithashtu ka tensione lidhur me një bazë ushtarake amerikane.

Obama dhe Hatojama pritet të diskutojnë edhe teknologjitë e mjedisit dhe të energjisë.

Gjatë turneut të tij, Obama do të vizitojë edhe Singaporin, Kinën dhe Korenë e Jugut.
XS
SM
MD
LG