Ndërlidhjet

Kabul: Ambasadori i SHBA kundër trupave shtesë



Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kabul i ka shprehur Shtëpisë së Bardhë rezervat e tij lidhur me dërgimin e trupave shtesë në Afganistan.

Mediat amerikane raportuan se Karl Eikenberi ka thënë se qeveria e presidentit Hamid Karzai njëherë duhet të japë prova se mund ta luftojë korrupcionin.

Raportohet se Eikenberi, ish komandant amerikan në Afganistan, e ka dërguar telegramin e fshehtë të tij javën e kaluar.

Të mërkurën presidenti Barak Obama u takua me kryekomandantët e ushtrisë për të diskutuar nëse duhet dërguar 40 mijë trupa shtesë për t’i luftuar talibanët.

Shtëpia e Bardhë tha se Obama është afër vendimit mbi çështjen.
XS
SM
MD
LG