Ndërlidhjet

Medvedev bën thirrje për modernizim të Rusisë



Presidenti Dimitri Medvedev bëri thirrje për kthimin e Rusisë në statusin e fuqisë së madhe përmes “modernizimit gjithëpërfshirës”.

Në fjalimin e tij vjetor drejtuar kombit, Medvedev e kritikoi mbështetjen e vazhdueshme të Rusisë në industrinë bazike nga epoka sovjetike dhe eksportet e lëndëve të para.

“Prestigji i atdheut tonë dhe mirëqenia kombëtare nuk mund të përcaktohen përgjithmonë nga të arriturat e së shkuarës”, tha Medvedev.

Duke iu drejtuar ligjvënësve nmë Krelin, Medvedev bëri thirrje për zhvillimin e teknologjive të reja që të arrihet zhvillim i suksesshëm ekonomik.
XS
SM
MD
LG