Ndërlidhjet

logo-print

Forbes: Obama, njeriu më i fuqishëm në botë


Organizata mediale amerikane Forbes, për të parën herë, ka dalë me një listë të njerëzve më të fuqishëm në botë, në kuptimin e pushtetit dhe ndikimit.

Listën prej 67 emrash, e kryeson presidenti amerikan, Barak Obama. Homologu i tij rus, Dmitri Medvedev, ka zënë vendin e 43-të. Parardhësi i këtij të fundit, Vladimir Putin, ka arritur të rangohet në vendin e 3-të.

Nga gratë, më e fuqishmja ka dalë kancelarja gjermane, Angela Merkel, dy pozicione më lart se sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton.
XS
SM
MD
LG