Ndërlidhjet

logo-print

Rasmusen: Përgjegjësia t'u kalohet afganëve



Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen, ka deklaruar se forcat aleate duhet t’u kalojnë përgjegjësitë forcave afgane “në formë të koordinuar” gjatë vitit të ardhshëm në teritoret ku “kushtet lejojnë”.
Rasmusen i bëri këto komente pas takimit me kryeministrin britanik Gordon Braun në Londër.
Braun gjatë kësaj jave ka thënë se kalimi i përgjegjësive në krahinën jugore Helmand, ku janë të stacionuar shumica e 9 mijë ushtarëve britanik, mund të filloj në muajin qershor.
Kritikët thonë se qeveria afgane është shumë e korruptuar dhe e paaftë për të marrë përgjegjësi të tilla.
XS
SM
MD
LG