Ndërlidhjet

Shtyhen zgjedhjet palestineze


Zgjedhjet e përgjithshme palestineze, të parapara të mbahen më 24 janar të vitit 2010, janë shtyrë për shkak të pamundësisë që të mbahen në Rripin e Gazës, ka bërë të ditur komisioni zgjedhor në Ramallah, në Bregun perëndimor.

Mahmud Abaz kishte caktuar datën e zgjedhjeve pasi që grupi islamik Hamas kishte refuzuar nënshkrimin e propozimit për pajtim sipas të cilit zgjedhjet ishin konvokuar për muajin qershor. Zëdhënësi i Hamasit ka hedhur posht veprimin e Abazit, duke e cilësuar “manovrim”.
XS
SM
MD
LG